GEORGIEVSKA: NË KOHË KRIZE, KUVENDI TË JETË FUNKSIONAL
LSDM sot sërish i ka bërë thirrje opozitës maqedonase që të ndërpresë bllokimin e ligjeve në Kuvend. Deputetja e kësaj partie, Marija Georgievska deklaroi se, në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi të jetë funksional dhe të veprohet bashkërisht në interes të qytetarëve, ekonomisë dhe shtetit.
“Kuvendi i Maqedonisë është vendi ku të gjitha partitë duhet të dëshmojnë se kujdesen dhe punojnë për qytetarët dhe shtetit. Por e shohim se ky nuk është kështu me VMRO – DPMNE-në, tjetër flasin dhe tjetër veprojnë. VMRO – DPMNE nuk heq dorë nga bllokimi i ligjeve të cilat janë të rëndësishme për ballafaqim më të lehtë me sfidat e krizës. Bllokojnë mbi 50 zgjidhje ligjore në Kuvend” – deklaroi Marija Georgievska, deputete e LSDM-së.
Ajo më tej shtoi se, nuk është hera e parë që deputetët e VMRO – DPMNE-së sillen në këtë mënyrë, të cilët, sipas saj, veprojnë vetëm për interesat e partisë dhe assesi për interesat e qytetarëve
“Pas bllokadave disamujore, VMRO – DPMNE ka mundësi të qëndrojë pas interesave të qytetarëve. Sjelljen e papërgjegjshme ta zëvendësoj me punë për qytetarët. Bllokadat e Kuvendit të Maqedonisë duhet të ndërpriten, që të sigurohet efikasitet në miratimin e ligjeve dhe mbështetje e ligjeve kyçe për krizën energjetike” – deklaroi Marija Georgievska, deputete e LSDM-së.
Ndërkohë, nga VMRO – DPMNE kanë vazhduar ta kritikojnë punën e Qeverisë, sa i përket menaxhimit të krizës ekonomike dhe energjetike. Ato akuzojnë kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po manipulon me opinionin se inflacioni është në çdo vend i njëjtë si në Maqedoni dhe sipas tyre Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon dhe një nga më të lartat në Evropë. /KlanMacedonia/