Kosovë: Qeveria subvencionon paisjet efiçiente për ngrohje për qytetarë

GJATË DIMRIT MBI 300 MILIONË EURO PËR IMPORTIN E RRYMËS

Mbi 300 milion euro pritet të kushtojë importi i energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se gjatë dimrit pritet të ketë një konsum prej 4.12 milionë megavat/orë, ndërsa gjenerimi nga ana e KEK-ut pritet të jetë 3.2 milionë megavat/orë.

“Nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitetet e KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë” – Artane Rizanolli, ministre e Ekonomisë.

Për të ulur konsumin dhe importin qeveria ka prezantuar masat për subvencionim të efiçienës së energjisë për qytetarët.

”Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë dru, pelet, briket që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2 500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40% apo 400 euro, tufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro, për të tjerët 70% apo 435 euro”. – tha Artane Rizanolli, ministre e Ekonomisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share