Bad News Eagles luajnë sot ndeshjen e radhës

Bad News Eagles do të luajnë sot ndeshjen e tyre të radhës në Counter-Strike: Global Offensive.

Skuadra kosovare e CS:GO po e vazhdon aventurën e saj në kualifikueset për IEM Rio 2022.

Pas humbjes së pësuar mbrëmë ndaj Ninjas in Pyjamas, bNe synojnë t’i kthehen fitores.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata do të kenë sot punë me një prej skuadrave më në zë në sportin e CS:GO, Astralis.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e tretë kualifikues, dhe luhet si pasojë e sortimit të skuadrave me rekord 1:1.

Ndeshja mes ‘shqiponjave kosovare’ dhe danezëve të Astralis luhet me fillim nga ora 11:00

 

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share