Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, të mërkurën do ta vizitojë Kosovën.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Zvonimir Boban të mërkurën do të takohet fillimisht me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
Legjenda e futbollit korat Zvonimir Boban, do të takohet edhe me komitetin ekzekutiv në selinë e FFK-së, për të vazhduar me një konferencë për media e cila do ë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 15:00.
Vizita e shefit të futbollit realizohet vetëm pak ditë pasi në Kosovë ka qëndruar edhe Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino.