Një konflikt duket se po shfaqet mes presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskky dhe bosit të Tesla, Elon Musk. Ky i fundit u kërkoi 107.7 mijë ndjekësve të tij të votonin për idenë e dhënies së territoreve Rusisë në mënyrë që të ndalohet pushtimi.
Pas kësaj presidenti Zelensky ka reaguar duke pyetur ndjekësit e tij në “Twitter” nëse ata e pëlqenin më shumë njeriun më të pasur të botës kur e mbështeste Ukrainën apo tani.
Po ashtu rusë të tjerë e kritikuan ‘idenë’ e Elon Musk.
Sipas BBC, ambasadori në largim i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk përdori një shprehje të fortë, të cilën ai e përshkroi si “përgjigja e tij shumë diplomatike”.
Ndërkohë, mjeshtri rus i shahut Garry Kasparov tha: “Kjo është idiotësi morale, përsëritje e propagandës së Kremlinit, një tradhti e guximit dhe sakrificës ukrainase”.
Ideja e Musk përfshin votimin në pjesët e Ukrainës të pushtuara nga Rusia, të cilat kjo e fundit thotë se po i anekson.
“Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”, është shprehur multimiliarderi.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur tashmë katër rajone të Ukrainës si pjesë të Rusisë, pas të ashtuquajturave referendume, të cilat janë denoncuar si të rreme nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë. Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.
Gjithashtu Musk ka sugjeruar se se bota duhet ta njohë zyrtarisht Krimenë e aneksuar nga Rusia në vitin 2014 si pjesë e Rusisë.
Në fillim të pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës, kompania e Elon Musk i ndihmoi me pajisje ukrainasit, ndaj dhe fitoi shumë popullaritet, madje ai u ftua edhe nga presidenti Zelensky që të shkonte ta vizitonte Ukrainën sapo lufta të mbaronte. /tvklan.al