HARTOJNË NJË KONCEPT TË RI PËR TË ARDHMEN E EVROPES
Kryeministri Rama ka deklaruar se kete te merkure ne Prage do te jetezohet komuniteti i ri politik evropian me pjesmarrjen e me shume se 40 shteteve nder to edhe Shqiperia. Para nisjes per ne kryeqytetin cek kryeministri shqiptar tha se ai kishte bashkepunuar me homologun hollandez Rute ne perpunimin e kesaj ideje e hedhur ne tryeze nga presidenti Macron.
Ftesat per Samitin e Prages u janë dërguar liderëve të 44 shteteve evropiane qe nga ato ballkanike dhe shtetet e lindjes ish komuniste. Ne prag te samitit kryeministri Rama shtjelloi idene e presidentit Macron e zhvilluar me tej prej tij dhe homologut hollandez Rutte.
EDI RAMA
Rama ka folur per sinergji mes universiteteve evropiane qe te rinjte tane te mos largohen ne France e Gjermani per te studiuar.
Kandidatët për anëtarësim në bllok apo shtetet e mundshme kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe në fqinjësinë lindore frikësohen se ky organizem i ri qe do te mbidhet nje here ne vit do të zëvendësojë procesin e zgjerimit të bllokut evropian.