UT: Filloi viti akademik 2022/2023

NJË MINUT HESHTJE PËR TË NDERUAR STUDENTIN NGA KUMANOVA

Viti akademik 2022/2023 në Universitetin e Tetovës nisi me 1 minutë heshtje për studentin 22 vjeçar nga Kumanova që humbi jetën në aksidentin tragjik ditë më parë, raporton Klan M.

Rektori i këtij Universiteti u uroi mirëseardhje studentëve të vitit të parë dhe i përgëzoi për zgjedhjen e tyre për të studiuar në këtë Universitet.

“Dita e sotme, fillimi i vitit akademik 2022-2023, e zbukuron edhe më shumë mozaikun arsimor dhe pasuron historinë e Universitetit të Tetovës i cili është përvijohuar dhe ndërtuar me mund dhe sacrificë nga intelektualët, martirët, atdhetarët dhe mbarë popullata e këtyre trevave, prandaj unë me ju ndajë një ndjenjë të vecantë që përmes zërit të sacrifices dhe martirizimit por edhe nepërmjët zërit të përspektives dhe progresit që bësojmë të jeni ju uroj mirëseardhje në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne” – deklaroi Vullnet Ameti – Rektor i UT-së.

Mendim Bytyqi nga Suhareka pasi mori indeksin u nis në ligjeraten e parë.

“Jam nga Suhareka, kam zgjedhur të studioj për mjekësi të përgjithshme, zgjodha këtë universitet sepse është i mirë dhe më pëlqen mjekësia e përgjithshme” – deklaroi Mendim Bytyqi, student.

Në UT këtë vit akademik në viti të parë u regjistruan mbi 2000 studentë në 13 fakultete të ndryshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share