Kosovë: Nxënësit kthehen në shkolla

NJË MUAJ GREVË – MËSIMDHËNËSIT SHPRESOJNË SE DO TË KOMPENSOHET BOSHLLËKU

Pas një muaji grevë nga mësimdhënësit, nxënësit në Kosovë i janë kthyer bankave shkollore.

Nxënësit dhe prindërit janë shprehur të lumtur ndërsa thonë se e tëra cfarë u intereson është  mësimi.

MAShTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Kurse SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura.

Humbje të madhe për që mësimi ka filluar me vonesë e konsiderojnë edhe profesorët por shpresojnë se edhe me ndihmën e nxënësve do ta kompenzojnë boshllëkun.

IBUSH LLAPASHTICA -PROFESORI I GJIMNAZIT “SAMI FRASHËRI”

Greva në arsim kishte nisur më 25 gusht, me kërkesat për 100 euro shtesë deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave por që nuk kishte hasur në mirëkuptimin e qeverisë. Pas një muaji rezistencë SBASHK-u ka lëshuar pe. Ata do të marrin vetëm nga 50 euro shtesë për tre muaj sikurse edhe administrata publike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share