Këtë të hënë, mësimi filloi për rreth 300 mijë nxënës të nivelit parauniversitar në Kosovë.
Greva në sektorin e arsimit në Kosovës la për gati pesë javë, mbi 300.000 nxënës jashtë bankave shkollore, është pezulluar sot deri më janar të 2023.
Greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, nisi më 25 gusht.
Deri te pezullimi i grevës u tha se erdh pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve. Në sindikatën e arsimit, 54.88 për qind e anëtarësisë ka votuar për pezullimin e grevës deri në janar.
Qeveria e Kosovës, në fillim të shtatorit, ka dalë me një pako për përballje me inflacionin, e cila parasheh nga 50 euro shtesë për punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit. Por, SBASHK-u nuk e ka pranuar këtë ofertë.
Prindër të nxënësve dhe vetë nxënës kanë protestuar disa herë për hapjen e shkollave.
/KlanMacedonia