Shqiptohen 128 kundërvajtje trafiku në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.09.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 128 kundërvajtje, prej të cilave nëntë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar shtatë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë sanksione për shoferët fillestarë…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share