Qyteti i Shkupit emëron nënkryetarin e ri

Aleksandar Trajanovski është emëruar në pozitën e nënkryetarit të qytetit të Shkupit.

Aleksandar Trajanovski vjen nga sektori privat dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Duke pasur parasysh se mandati i tij i dytë si këshilltar në Qytetin e Shkupit është në vazhdim e sipër, Trajanovski është njëri nga më me përvojë në këtë përbërje këshilltare me përvojë shumëvjeçare në punën e vetëqeverisjes lokale dhe administratës së qytetit thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se përvoja e tij në masë të madhe do të kontribuojë në realizimin e programit “Për Shkupin modern” dhe realizimin e interesave të të gjithë qytetarëve të Shkupit./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share