Spasovski ne selinë e EUROPOL-it : Do të forcojmë bashkëpunimin ne fushën e krimit kompjuterik ekonomik dhe atë financiar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka qëndruar në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Siç ka njoftuar ministri Spasovski në profilin e tij në rrjetin social facebook, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it.

Një kënaqësi e veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Catherine De Bol, ramë dakord bashkërisht të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimeve financiare në periudhën e ardhshme.

Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jemi të hapur për avancimin e bashkëpunimit policor si me EUROPOL-in ashtu edhe me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese në mbarë botën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share