Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino sot viziton Kosovën

Kreu i Federatës Botërore të futbollit FIFA, Gianni Infantino sot në Prishtinë do të viziton Federatën e Futbollit të Kosovës  ku do të takohet me presidentin Agim Ademi dhe bashkëpunëtrët e tij. Për presisdentin e FIFA-s, Gianni Infantino, është hera e parë që e viziton Kosovën.

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka konfirmuar vizitën e kreut të FIFA-së në Kosovë.

Sipas njoftimit të FFK-së, Infantino krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore.

Ai vjen në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore. Infantino vjen në Kosovë për të parë nga afër progresin e bërë në futbollin kosovar, falë projekteve dhe programeve të përbashkëta me FIFA-n, por edhe për t’i dhënë shtysë investimeve të reja në vendin tonë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të ardhmen. Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tutje në njoftimin e FFK-së thuhet se presidenti Infantino në vazhdimësi ka treguar respekt të madh për futbollin e Kosovës dhe për punën e FFK-së në krye me presidentin Ademi.

“Ai që nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA ka qenë mbështetës i të gjitha projekteve në të cilat ka aplikuar FFK në programet investuese të FIFA-s, prandaj vizita e tij dëshmon simpatinë dhe respektin që ai ka për Kosovën dhe për kreun e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share