Presidenti i SHBA, Joe Biden në një konferencë për shtyp ka kërkuar republikanen Jackie Walorski pas më pak se 2 muajsh që kishte dhënë një deklaratë zie për vdekjen e saj.
Biden po fliste në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë për Urinë, Ushqyerjen dhe Shëndetin kur falenderoi zyrtarët e zgjedhur dypartikë që prezantuan legjislacionin për të thirrur konferencën.
“Jackie je këtu? Ku është Jackie?” tha Biden, duke parë anash.
Ky veprim i Presidentit Biden ka nxitur sulmet nga republikanët të cilët kanë thënë se Biden është i paaftë për të ushtruar detyrën e Presidentit, edhe pse aleatët e tij insistojnë se ai është më i aftë se kurrë më parë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u përpoq të shpjegonte sjelljen e Bidenit duke thënë vazhdimisht se Biden e kishte në mendje Walorskin e ndjerë.
Presidenti Biden ka planifikuar të mirëpresë familjen e saj në Shtëpinë e Bardhë të premten, kur do të nënshkruhet një projektligj për nder të saj.
Walorski dhe dy nga punonjësit e saj ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Indiana më 3 Gusht./tvklan.al