“Narezak” hallall me 40% mish derri

REAGON BFI: KOMPANIA URGJENTISHT TË TËRHEQ KËTË PRODUKT

 Në rrjetin e marketeve StokoMak, u njoftuam se shitet rriskë me llogon hallall por që përmban 40% mish derri. Shkuam në njërin nga këto markete që të vertetohëmi.

Nga rrjeti i marketeve StokoMak dolen me reagim në rrjetet sociale nga ku thonë se është bërë gabim gjatë dizajnimit në përmbajtjen e ambalazhit të këtij produkti.

Lidhur me këtë çështje reagoi edhe Bashkësia Fetare Islame në RMV

“Si agjencion në bazë të detyrimeve kushtetuese të BFI-së dhe statutit të agjencisë për Hallall Standard, kemi bërë kërkesë direkte tek kompania në fjalë (Stokomak Doo Skopje) që urgjentisht të tërheq këtë produkt nga qarkullimi, njëherit Bashkësia Islame në Republikën e Serbisë të ndërmer masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese.”

Produkti në fjalë pos këtij gabimi, në përmbajtjen tek ambalazhi pos gjuhës maqedonase, përbërja e produktit nuk është shkruar në gjuhën shqipe. Certifikata hallall jepet nga agjencia për standarde hallall pranë BFI-së, ku produktet që marrin këtë certifikatë nuk duhet të përmbajnë përbërës të ndaluar sipas fesë islame./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share