VMRO-DPMNE-ja me akuza për rekrutim partiak në ARMV

DISTANCOHEN LSDM-ja DHE MINISTRIA E MBROJTJES

VMRO-DPMNE-ja ka drejtuar akuza për rekrutim partiak në Armatën e RMV-së dhe ka kërkuar dorëheqje të Ministres së Mbrojtes, Slavjanka Petrovska. Nga opozita maqedonase kanë publikuar një postim të Degës së LSDM-së Haraçinë ku në gjuhën shqipe u bëhet thirrje kandidatëve për ushtarë profesionistë të shkojnë në selinë partiake dhe të paraqiten tek Kryetari I Degës.

“LSDM-ja I shfrytëzon degët partiake si qendra punësimi dhe qendra rekrutimi të armatës, kurse punësohen vetëm anëtarët partiak e jo ata që kanë cilësi, por vetëm ata që do të marrin leje nga kryetari partiak dhe udhëheqësia lokale e LSDM-së” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja përmes një komunikate është distancuar nga postimi në Facebook I organizatës lokale në Haraçinë.

Bëhet fjalë për keqpërdorim të faqes në kundërshtim me vlerat dhe politikat e LSDM së për çka do të pasojë zbardhja e plotë e rastit dhe përgjegjësiaArmata është për profesionistët dhe për askend tjetër” – thonë nga LSDM.

Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate ka siguruar se kjo Ministri dhe ARMV ja nuk do të lejojnë ndikime partiake dhe se procesi I paraqitjes dhe selektimit për konkursin zbatohet konform normave dhe standardeve profesionale.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët e interesuar që të aplikojnë pa marrë parasysh përkatësinë fetarekombëtare apo partiakeU bëjmë thirrje partive politike të përmbahen nga çfarë do lloj presioni ndaj pjesëtarëve të ARMV së. Armata është në shërbim të vendit e jo të partive politike – thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share