Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar kërkimet për pasagjerin e veturës Golf 4 që gjatë ditës së djeshme u gjet e përmbysur në ujërat e Lumit Vardar, respektivisht në rrugën e Zhelinës, në drejtim të Tetovës. Autoritetet dyshojnë se në veturë me targa të Kumanovës ka pasur vetëm një pasagjer.
“Kanë filluar kërkimet nga orët e po para të mëngjesit ku polic të Stacionit të Policisë Grupçin edhe Jegunoc janë duke kërkuar në teren përreth Lumit Vardar”, thonë nga SPB-Tetovë.