Kovaçevski: Përçarjet në BDI nuk e rrezikojnë shumicën parlamentare

ASH ENDE NUK KA DISKUTUAR A DO TË HYJË NË QEVERI

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski nuk vlerëson se përçarjet brenda BDI-së mund të ndikojnë në shumicën qeveritare. Ai sot nuk u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se, nuk ka frikë se mund të hambasin shumicën qeveritare në Kuvend, për shkak të fraksioneve në BDI.

“Nuk ka rrezik të humbasim shumicën në Kuvend”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski vlerëson se shumica parlamentare është stabile dhe se Qeveria është e fokusuar në menaxhimin e krizave ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e negociatave.

Ndërkohë, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi i pyetur nëse do t’i bashkangjiten koalicionit qeveritar, pas paralajmërimeve për rikonstruim të Qeverisë, për të siguruar numrat për hapjen e Kushtetutës, tha se ai nuk ka informacion se partia ka marrë një ofertë të tillë.

“Një çështje e tillë nuk është diskutuar në strukturat udhëheqëse të partisë. Siç e dini ne jemi në një fazë kalimtare para kongresit të partisë, kemi zgjedhur ushtrues detyre dhe kemi një trup koordinues që quhet komision  për organizimin e kongresit dhe ky trup udhëheqës i partisë i ka të gjitha kompetencat të diskutojë dhe të flas për këtë çështje deri në kongres”, deklaroi deputeti nga rradhët e ASH-së Syrja Rashidi.

Kujtojmë se, ditë më parë një grup i pakënaqur brenda BDI i kanë drejtuar një letër kreut të partisë, Ali Ahmeti, ku kanë kërkuar reforma dhe partia të kthehet në pozitën siç zhvillohej 18 vite, mirë të organizuar dhe mirë të struktuar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share