“NGA 2011 – 2019 NGA VENDI JANË LARGUAR 700.000 QYTETARË”
Për shkak të largimit masiv të të rinjve nga vendi paraqiten zbrazëtira në tregun e punës dhe kjo është një problem për shoqrinë – thotë Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, raporton Klan M.
“Nga viti 2011 deri më 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë ose cdo I katërti ka dalë jashtë vendit. Edhe pse ky trend është ulur gjatë pandemisë, fatkeqëisht paraqet një problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për gjithë shoqërinë, për shkak të zbrazëtirës në tregun e punës” – deklaroi Fatmir Bytyqi.
Ai bëri të ditur se ka mjaft kërkesa për fuqi punëtore, por për pjesën më të madhe të të papunëve, aftësitë e tyre nuk korespodojnë me nevojat e tregut të punës.
“Nëse shihni në Agjencinë për Punësim, përqindja e të papunëve është ende e lartë, por 93.4% e të papunëve aftësitë e tyre nuk korespdedojnë me tregun e punës. Kjo do të thotë rikualifikime, për shkak se ka kërkesa për fuqi punëtore, por politikat e gabuara nga 30 vitet e mëparshme nuk kanë dhënë rezultate
Për shkak të mungesës në tregun e punës, Bytyqi thotë se edhe Maqedonia e Veriut ka nisur të importojë fuqi punëtore. Ai ka përmendur shembujt me punëtorët turk në ndërtimtari, por edhe shtetas të Indisë dhe Pakistanit në sektorin e IT-së. /KlanMacedonia/