PËR MOMENTIN NUK KA PROPOZIM PËR HEQJEN E VIZIAVE PËR QYTETARËT RUS
Kryeministri Dimitar Kovacevski nuk pret valë migrantësh nga Rusia, pasi shumë qytetarë rus nga e enjtja kanë nisur të largohen nga vendi pas vendimit të Presidentit Putin për mobilizim të pjesshëm. Ai bëri të ditur se për momentin nuk ka ndonjë propozim për heqjen e vizave për qytetarët rus, që të mund të kalojnë në RMV.
“Nuk pres ndonjë valë migrantësh nga Rusia, për shkak se ne nuk kemi lidhje me Rusinë ashtu sic kanë disa vende tjera. Qytetarët rus shkojnë në vend ku ka linja të drejtpërdrejta ajrore, tek ne nuk ka linja të tilla” – deklaroi Kovaçevski.
I pyetur nëse qytetarët rus do të kenë trajtim të njëjtë sikurse ata të Ukrainës, Kryeministri ka theksuar se shtetasit ukrainas kanë trajtim konform marrëveshjeve ndërkombëtare për përkujdesje të refugjatëve të luftës.
Vala e qytetarëve rus që largohen nga vendi vërrehet në kufijtë me Finlandën dhe Gjeorgjinë, kurse disa të tjerë shfrytëzojnë linjat ajrore që Rusia i ka me Beogradin dhe Stambollin. /KlanMacedonia/