Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin B.M. nga Manastiri. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të lartpërmendur të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime heroinë, më shumë lloje të tabletave, një peshore dixhitale dhe mbetje të tjera nga materie e panjohur dhe një shumë e të hollave.
B.M. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.