Kuvendi debaton katër ditë për gjendjen e krizës për mungesë të energjisë

OPOZITA AKUZA NDAJ QEVERISË PËR KEQMENAXHIM

Për të katërtën ditë me radhë ka vazhduar debati në Komisionin parlamentar për Mbrojtje, ku në rend ditë është propozim vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për gjendjen e krizës në territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Deputetë e opozitës kanë vazhduar sërish me akuza ndaj pushtetit, për mënyrën se si po menaxhohet kjo krizë. Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Rashella Mizrahi vlerësoi se pushteti është dëshmuar si i pakualifikuar për të zgjidhur krizën, ndërsa ka akuzuar për keqpërdorime.

“Nuk do të ketë zgjidhje për krizën energjetike. Do të shpallet gjendje e krizës vetëm për shkak të procedurave e tenderëve. Pushteti ekzekutiv u dëshmua si e pakualifikuar që të bëjë çfarëdolloj planifikimi në nivel shtetëror. Është e dukshme se Qeveria nuk di të përballet me këto probleme dhe as nuk ka ditur në 5 vitet e fundit. Do të kemi edhe probleme të reja” – tha Rashella Mizrahi, Deputete e VMRO – DPMNE-së.

Sipas saj, kjo nuk është vetëm gjendje krize vetëm për energjetikën, por kjo është gjendje krize e shtetit si rezultat i gjendjes së krizës së Qeverisë.

“Më vjen keq për të gjithë ata qytetarë, të gjithë qytetarët e këtij shteti që duhet ta mendojnë si do të funksionojnë inkubatorët në Gjinekologji, që do ta mendojnë si të paguajnë faturën, do të vlerësojnë se janë në imagjinatë sipas Bytyqit, kur për 700 denarë do të blejnë prodhime qumështore, kur paga nuk do t’ju mjaftojë për asgjë, megjithatë inflacion nuk ka, nuk ka krizë, do të gjindemi” – tha Rashella Mizrahi, Deputete e VMRO – DPMNE-së

Kujtojmë se për shkak të krizës energjetike me të cilën pritet të përballet vendi gjatë këtij dimri, Qeveria muajin e kaluar miratoi masa që duhet të zbatohen nga ana e institucioneve publike, me qëllim të kursimit të energjisë. Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të muajit mars. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share