Në Shkup sanksionohen 163 shoferë, 72 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.09.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 163 sanksione,  prej të cilave shtatëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar edhe katër gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për automjete të paregjistruara, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share