VMRO-DPMNE: Zhduken dokumentet nga arkiva e ministrisë së Bujqësisë

SULMI KIBERNETIK – ARKIVA PËR MARRËVESHJET ME BUJQIT NUK ËSHTË ZHDUKUR

Sistemi kompjuterik në Ministrinë e Bujqësisë edhe më tej është jashtë funksionit për shkak të sulmit kibernetik, por arkivi me dokumente nga regjistri i fermave, marrëveshjet e lidhura për dhënien me qira e tokës, për blerjen e verës dhe shumë të tjera janë të sigurta, shprehin bindjen nga institucioni. Sulmi kibernetik është denoncuar në MPB dhe pritet që sulmuesit dhe motivi i tyre të zbulohen. Opozitarja VMRO-DPMNE sot në mëngjes ka pohuar se gjithë dokumentacioni në ministri është zhdukur dhe se kjo fshihet nga opinioni.

Softueri nuk punon, por regjistri i fermave nuk është prekur, shprehin bindjen burime nga Ministria e Bujqësisë për TV Klan Maqedoni. Sulmi kibernetik që e ka lënë jashtë funksionit sistemin e brendshëm elektronik të institucionit është denoncuar në MPB dhe pritet zgjidhje.

“Arkivi funksionon, por kompjuterët dhe e-mailet janë joaktivë, këto janë shkatërruar. Ueb-faqja funksionin pjesërisht, por nuk mund të plotësohet. Sulmi kibernetik është denoncuar në polici, presim përgjigje. Marrëveshjet me bujqit i kemi në “hard copy”,ata nuk janë humbur, por procedurat do të zgjasin më shumë” – thonë nga Ministria e Bujqësisë

Këtë sqarim e kërkuam pas pohimit të sotëm të opozitares VMRO-DPMNE se Ministria e Bujqësisë fsheh informacionet për çfarë sulmi bëhet fjalë dhe se në mesin e dokumenteve që mungojnë në formë elektronike janë edhe të dhënat e regjistrit të fermave dhe të gjithë regjistrat aktivë.

“Për blerësit e verës, për kooperativat bujqësore, për prodhim organik, kontroll të të gjitha marrëveshjeve valide për dhënien me qira të tokës bujqësore, ndërsa nuk ka as listë të atyre që kanë borxh. Gjithashtu është humbur evidenca e plotë e të gjitha procedurave që lidhen me ligjin për procedurë administrative” – deklaron Cvetan Tripunovski.

Jozyrtarisht sulmuesit e sistemit në Ministrinë e Bujqësisë kanë kërkuar 300 mijë euro që t’i kthejnë kompjuterët dhe emeilet e të punësuarve “në jetë”. Para dhjetë ditëve sulm kibernetik në ueb-faqe denoncoi edhe Ministria e Arsimit, duke shprehur bindjen se nuk janë keqpërdorur bazat e të dhënave të qytetarëve. Për momentin nuk ka detaje nga hetimet e policisë për atë nëse kanë lidhshmëri dhe nëse rrezikohen edhe sisteme të tjera në vend, ose bëhet fjalë për individë të cilët i paaftësojnë institucionet me qëllim të përfitimit të parave. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share