Një lajm i hidhur ka tronditur sportin e Maqedoninë e Veriut.
Hendbolli është tronditur, trajneri i njohur maqedonas Andon Boshkovski ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 47-vjeçare.
Andon Boshkovski deri në momentin e vdekjes ka qenë kryetrajner i skuadrës së njohur të hendbollit Vushtrria.
Vdekja e tij ka tronditur edhe vet klubin vushtrrias.
“Boshkovski ka lindur më 5 tetor të vitit 1974. Si lojtar ka luajtur për Rabotniçkin dhe për përfaqësuesen (kadet) e Maqedonisë para se ta mbyllte karrierën e tij si lojtar në moshë të re për shkak të një dëmtimi në krah.
Ka punuar si trajner në Metalurg, Vardar, Strugë, Golden Art, Radovish. Angazhimi i tij i fundit ka qenë në Kosovë. Ai ka qenë edhe pjesë e stafit profesional të përfaqësueses së Maqedonisë në hendboll, ku ka punuar në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2013″, njofton mediumi maqedon “Ekipa.mk”
Vushtrria është anëtar i elitës së hendbollit të Kosovës, e cila në hapje u mposht me rezultat 29:27 nga Kastrioti i Ferizajt, në ndeshjen që u zhvllua në Kaçanik.