Ushtruesit e këtyre profesioneve në Rusi do të përjashtohen nga mobilizimi i pjesshëm për luftë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se një sërë profesionesh do të përjashtohen nga rekrutimi për mobilizim në luftë. Përmes kësaj deklarate, u bë e ditur se punonjësit e IT-së, bankierët dhe gazetarët që punojnë për mediat shtetërore do t’i shpëtojnë mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin. Si pjesë e aksionit, rreth 300,000 qytetarë do të përballen me thirrjen për mobilizim për luftë.

Duke njoftuar përjashtimet, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se punëdhënësit duhet të përpilojnë një listë të punonjësve që plotësojnë kriteret dhe ta dorëzojnë atë në zyrat e saj. Por pranoi se disa sektorë duhej të përjashtoheshin për të “siguruar punën e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe të sistemit financiar të Rusisë”.

Disa komentues kanë vërejtur se dekreti i mobilizimit nuk është qartësuar siç duhet me qëllim që të zgjerohet nëse është e nevojshme.

Ky vendim i qeverisë ruse ka nxitur një “arratisje” të meshkujve drejt kufijve. Në jug, në vendkalimin kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë janë krijuar radhë të gjata, me milje të trafikut./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share