”Rrezikohemi nga lufta”, opozita kritikon Kurtin

“TENTON TË ZHVENDOSË VËMENDJEN PREJ PROBLEMEVE TË BRENDSHME”

Kritika të ashpra janë drejtuar ndaj kryeministrit të Kosovës  Albin Kurti pas deklaratës së tij ku nuk e ka  përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri e ka quajtur të papërgjegjshme këtë dëklaratë të Kurtit. Ai ka përmendur prezencën e NATO-s në Kosovë duke thënë se kjo garanton sovrantitetin e Kosoëvs si shtet.

Tahiri konsideron se me këto deklarata kryeministri po tenton të zhvendosë vëmendjen prej problemeve të brendshme që nuk po mund ti trajtoj qeveria.

Deputetja e AAK-së , Albana Bytyqi vlerëson se është koha që Kurti të japë dorëheqje

Menaxhimi i Qeverisë Kurti është në dështim e sipër sepse menaxhim me të dobët nuk e di a kemi pasur ndonjëherë edhe pse e ka shumicën në parlament. Ndoshta krejt këto kauza është duke i bërë ta rrëzojë veten një ditë dhe ti sheh që nuk është për qeverisje sepse puna e tij nuk është duke funksionuar

Aktualisht qeveria është duke u përballur me greva në sektorin publik pasi po kërkohet rritje pagash në disa sektore, ndërsa më problemtatike po konsiderohet ajo e mësimdhënësve ku edhe pas tri javësh ende nuk ka nisur procesi mësimor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share