Banesat e “reja” në Çair pa orëmatës të rrymës

BANORËT E REVOLTUAR VET RREGULLOJNË KABLLO PËR TË PASUR RRYMË ELEKTRIKE

Në mungesë të orëmatësve të rrymës banorët e disa ndërtesave në Çair me vetëiniciativë po rregullojnë kabllo për të pasur rrymë në banesat e tyre. E kjo paraqet rrezik për të ardhur deri të shpërthimi i zjarrit.

Qytetarët të cilët kryesisht jetojnë në ndërtesa të reja në Çair kanë problem dhe kërkojnë vendosjen e orë matësve të rrymës.  Banorët e revoltuar prapa kamerave thonë se në këtë gjendje kur vendi përballet me krizë energjitike vështirë ta kalojnë dimrin pa kushtin elementar për jetë.

Për njërën nga banesat nga EVN thonë se investitorit i është dhënë Pëlqim Energjetik dhe se duhet të drejtohet tek shërbimet e Elektrodistribuimit për të nënshkruar Kontratë për Lidhje në Rrjet.

“Me qëllim që të vazhdohet me procedurat e mëtejme, është e nevojshme që investitori ta kryejë pagesën e nevojshme. Pas kryerjes së pagesës do të vijojnë edhe procedura të tjera dhe marrje të lejeve të cilat do të duhet të sigurohen nga komuna dhe institucione tjera përkatëse”, deklaruan nga EVN.

Nga EVN shtojnë se procedura për realizimin e kësaj lidhjeje në rrjet është në vijim e sipër, ndërsa gjithçka që varet nga Elektrodistribuimi zbatohet në kohë dhe brenda kornizave ligjore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share