Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, do ta kryesojë delegacionin qeveritar ku prej datës 19 deri më 24 shtator do të marrë pjesë në Debatin e përgjithshëm në Asamblenë e 77-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork (SHBA).
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, përfaqësuesi i përhershëm i RMV-së pranë OKB-së në Nju-Jork, Ljubomir Fërçkovski, si dhe këshilltari për punë të jashtme, Edmond Ademi.
Kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë dhe do të flasë në Samitin për transformim të arsimit nën patronatin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Guteresh dhe UNESKO-s. Debati do të jetë në drejtim të avancimit të sistemeve arsimore në vende përmes proceseve reformuese të cilat do të sigurojnë arsim cilësor dhe të kapshëm për çdo fëmijë.
Gjatë vizitës në Nju-Jork, kryeministri do të mbajë ligjeratë në Universitetin e shquar Kolumbia, ku do të flasë për modelin unikat të demokracisë së qëndruehsme të RMV-së, si dhe integrimit ekonomik dhe transformimit të vendit. Ligjerata do të mbahet në suaza të serisë së folësve dhe ligjeratave në Forumin e liderëve botërorë ku deri më tani morën pjesë mbi 300 presidentë të shteteve nga 85 vende, mes të cilëve edhe kryeministri i Kroacisë, Zoran Millovanoviq, kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis, kryeministrja e Norvegjisë, Solberg, kryeministrja e Finlandës, Marin. Në këtë seri folësish, ligjerata kanë mbajtur edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt, ish-presidenti i Francës, Nikolla Sarkozi, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun.
Gjatë vizitës, ndërkaq në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Kovaçevski do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.
Kryeministri gjatë vizitës së punës në SHBA do të realizojë disa takime bilaterale, si dhe takime me personalitete të shquara nga vendi të cilët punojnë dhe jetojnë në Nju-Jork.