Durrës: Kampion i gjyles, por nuk merr paratë: Detyrohem të stërvitem pas stadiumit

Emisioni “Stop” ishte në Durrës për problemin e zotit Azgan Zeka, kampion në disiplinën e hedhjes së gjyles në vitin 2021 dhe 2022. Por ai nuk është paguar për atë që i takon, kur duhet të marrë 625 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Vazhdoj të jem për momentin kampion me klubin shumësportësh Teuta. Në 2 vitet e fundit ne nuk kemi marrë më dietat bazë ushqimore që jep klubi. Deri para 2 viteve ka funksionuar që klubi jepte një bazë dietë ushqimore diku tek 250 mijë lekë të vjetra për çdo atlet kush dilte kampion që merrte kategorinë e parë. U përplasëm me shefin e klubit zotin Kreshnik Leka. Në fund të Janarit më është hedhur 600 mijë lekë. Vazhdoj të jem kampion. Edhe pse nuk kam kushte ku të stërvitem sepse këto janë rrethanat jetojmë në Shqipëri, nuk kam më vende ku të stërvitem. Këtu është shkatërruar çdo gjë. Ne i bëjmë stërvitjet në mënyrë private. Pagesat duke i llogaritur pak a shumë duhet të jenë 2-3 milionë Lekë ose mos më shumë që më detyrohet klubi shumësportësh Teuta”, tha kampioni.

“Stop” takoi trajnerin e tij, Emin Kosturi, i cili fajin për pagesat ia kalon Bashkisë së Durrësit.

Trajneri: Këto i ka Bashkia në dorë, Bashkia është problematike. Kemi, s’kemi, ne kemi vite, që s’kemi marrë. Dhe unë s’e kam marrë. Unë këtë i thashë Kreshnikut, që ti do mundohesh të tërheqësh nga Bashkia fondin për Azganin.

Gazetarja: Ku të stërvitet ky djalë?

Azgan Zeka: S’kam, ku të shkoj të bëj stërvitje. Unë bëj mbrapa stadiumit.

Trajneri: Ky ka shumë të drejtë. Unë i ka thënë edhe këtij dhe Kreshnikut, pa i thënë këtij gjë fare. Sportisti ka nevojë të marrë atë, që meriton. Trajneri çon listën dhe unë listën, kur e çoj atje, nuk e bëj unë më atë listë, atë e merr shefi i klubit e studion e bën dhe i vë vulën ai.

Gazetarja: E ke çuar listën me emrin e Azganit?

Trajneri: Qysh jo, o vlla?!

Gazetarja: Sa lekë i takojnë Azganit në muaj?

Trajneri: Azganit takojnë me këtë ligjin e ri 625 mijë lekë.

Drejtuesi i klubit të Teutës, Kreshnik Leka, nxjerr pretendimin, se trajneri Kosturi i ka thënë se Azgani do largohet nga klubi i Teutës. Ai tha se do ta paguajë, por për pjesën e prapambetur të parave nuk bën dot gjë.

Kreshnik Leka: Sapo ka dalë VKM për muajin Dhjetor unë e kam paguar shumën për atë që i takonte si kampion. Në fund të Janarit, jo Azgani vetë se unë nuk e kam takuar më vjen trajneri i tij dhe më thotë se do largohet tek Partizani. Kam bërë një shkresë dhe u largua. Nuk ka asnjë lloj detyrimi për klubin. Ai vërtetim tregon që lojtari është i lirë të shkojë në çfarë do lloj ekipi.

Gazetarja: Ku e keni kërkesën që sportisti ka kërkuar të largohet?

Kreshnik Leka: Atë nuk e kam, dakord nuk e kam. Ka qenë kërkesë verbale e trajnerit. Në momentin që më vë në dijeni trajneri që nuk është më pjesë e Teutës unë nuk e konsideroj më pjesë të klubit. Në Maj, para garës së kampionatit kombëtar, trajneri në listën e sportistëve që do merrnin pjesë më fut dhe emrin e Azganit që unë nuk e kam lexuar dhe kam bërë një firmë. Tani Azgani del kampion, unë nuk e di fare. Më 10 Qershor më vjen shkresa nga Bashkia për ta paguar. Tani ku është gabimi im, ma thuaj?

Gazetarja: Asnjë gabim.

Kreshnik Leka: Nga 1 Qershori do paguhet./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share