Lobimi me para – PD-ja do të ngrejë komision Auditi

BERISHA: TË BËJMË TRANSPARENCË TË PLOTË MBI VEPRIMET E BASHËS, GËNJEU DHE MORI GJITHCKA NGA SELIA E PD

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi ngritjen e një komision auditi për të çështjen e lobimit me para ruse në vitin 2017. Berisha tha se Basha ka gënjyer kur tha se paratë ishin dhënë nga shqiptarët e diasporës. Kryedemorkati thekson se Basha ka qenë peng i dosjes së lobimit me para ruse dhe për këtë arsye ka marrë vendime që kanë dëmtuar PD.

Partia Demokratike do të ngrejë një komision auditi për të çështjen e lobimit me para ruse në vitin 2017.  Në konferencë për mediat, kryetari I PD, Sali Berisha kërkoi rihapjen e hetimit për të bërë transparencë të plotë për këtë çështje edhe pse sipas tij, Basha ka marrë çdo provë apo dokumente nga selia blu para se të largohej.

Sali Berisha-Kryetari i PD

Duke akuzuar Bashën për përdorim të fondeve ruse, Berisha tregoi dhe bisedat që ka zhvilluar me ish-kryetarin e PD për këto akuza të ngritura për herë të parë në vitin 2017.

Sali Berisha-Kryetari i PD

Berisha tha se Basha ka qenë peng i dosjes së lobimit me para ruse, gjë e cila sipas tij  detyruan që të merrte vendime që dëmtuan PD.

Sali Berisha-Kryetari i PD

Kryedemorkati theksoi se pasi të bëhet transparencë nga grupi auditit, strukturat e PD do të mbledhe ne do të vendosin për fatin e Lulzim Bashës në PD.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share