Përmbytje katastrofike në Itali

11 VIKTIMA 4 TE ZHDUKUR DHE 50 TE PLAGOSUR

Është shkaktuar një katastrofë e vërtetë nga moti i keq që ka pushtuar rajonin Marche në Itali .Të paktën 11 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur.Të shumtë janë edhe të lënduarit.

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën  ndërsa 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq  që ka gjunjëzuar rajonin Marche të Italisë.

Media tgcom 24 shkruan se në mesin e   të zhdukurve janë dy fëmijë. Të paktën 50 persona janë  lënduar të cilët po trajtohen në spitalet e rajonit.

Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve  Reuters tregojnë rrugët e Senigallia, një qytet bregdetar brenda rajonit Marche, të  shëndrruara në përrenj të vërtetë.Dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Bashkia e Cantiano-s është ende e izoluar, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos.

Një situatë kritike paraqitet  edhe në Barbara , ku disa akse rrugore janë mbyllur.

Gjithashtu edhe shkollat e të gjitha niveleve janë mbyllur në komuna të ndryshme të zonës Marche.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share