Një fanellë e veshur nga ikona e basketbollit Michael Jordan gjatë ndeshjes hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998 është shitur për një shifër rekord, plot 10.1 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s thotë se fanella tërhoqi një vëmendje shumë të madhe nga tifozët e sportit dhe koleksionistët. Sotheby’s deklaroi se fanella e Michel Jordan, Chicago Bulls tërhoqi gjithsej 20 oferta.
“Rezultati rekord dëshmon se emri dhe trashëgimia e Michel Jordan janë aq sa të pakrahasueshme, po aq të rëndësishme sa ishin gati 25 vjet më parë.”
Fanella tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 9.28 milionë dollarësh të paguar për një fanellë të veshur nga ylli i futbollit Diego Maradona në Kupën e Botës 1986.
Jordan shihet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën./tvklan.al