Enloen Kajo është fëmija 8-vjeçar, i ftuar pasditen e sotme në emisionin e moderatores së njohur Rudina Magjistari ku foli për historinë e tij të veçantë si mekanik makinash.
Ndonëse duket e pabesueshme, Enloeni ishte vetëm 2 vjeç e gjysmë kur ka nisur të shkojë tek servisi i automjeteve ku punon babai i tij. I ftuar në emision “Rudina”, Enloeni tregoi më shumë rreth pasionit të tij, ndërsa pati dhe disa këshilla se çfarë shoferët e automjeteve duhet të mbajnë në makinë.
Rudina Magjistari: Do më thuash cila është gjëja më e vështirë që ke realizuar ti duke rregulluar një makinë, procesi më i vështirë, që ke kryer deri tani që mban mend dhe i tregon të gjithëve dhe thua: Hey unë bëra këtë gjë…
Enloen Kajo: Kur je ngushtë edhe futesh atje edhe thua që je shumë ngushtë…
Rudina Magjistari: Kur futesh poshtë makinës? Po ti kur ke qene i vogël edhe babi ta lë ty këtë pjesë se rrëshqet lehtë-lehtë aty, edhe e ndihmon. Ti di t’i vësh nga një emër çdo pjese të makinës? Për shembull çfarë elementesh ka pjesa përballë e makinës?
Enloen Kajo: Ka motor, ka kamie, ka dyer, ka timon, ka marmita…
Rudina Magjistari: Marmita është mbrapa apo jo?
Enloen Kajo: Marmita që nxjerrin tym…
Rudina Magjistari: Po është mbrapa apo jo, ka kofanon?
Enloen Kajo: Ka bateri që ndizet…
Rudina Magjistari: Por me të shtyrë ndizet ama.
Enloen Kajo: Po nuk pati bateri as me të shtyrë nuk ndizet.
Rudina Magjistari: Po, nuk pati bateri ke të drejtë, po nëse bateria nuk ndez të mund ta karikosh në një moment duke shtyrë apo jo edhe merr ajo xhiro.
Enloen Kajo: Ke një vegël edhe e le aty që karikohen bateritë edhe e ndez.
Rudina Magjistari: Çfarë këshillash na jep ti neve kur udhëtojmë me makinë, diçka që duhet ta kemi gjithmonë me vete rezervë, përveç gomës që e përmendëm, në rast emergjencë për shembull, nëse na ndodh diçka, çfarë të kemi me patjetër me vete në makinë?
Enloen Kajo: Duhet t’i kemi të gjitha se ja u prish bateria, duhet të kesh një bateri tjetër edhe mund t’ia vësh edhe të ecësh.
Rudina Magjistari: Çfarë tjetër sugjeron ti si një mjeshtër i vërtetë? Po atë trekëndëshin e mbajnë makinat tona, atë të kuqin fosforeshent që është trekëndëshi i ‘Stop’-it që kur ndodh një problem me makinën është mirë ta kemi me vete që ta vendosim minimumi 50 metra larg makinës që të njoftojmë makinat e tjera që duhet të devijojnë apo që ka makinë të parkuar anash rrugës? E mbajnë makinat me vete?
Enloen Kajo: E mbajnë…
Rudina Magjistari: Se mua më duket sikur nuk e mbajnë të gjitha. Te japim një këshillë ne të dy bashkë
Enloen Kajo: Ka edhe ca që e mbajnë edhe që se mbajnë se ja u bë aksident edhe të kalosh në anën tjetër se nuk kalon dot në atë vend
Rudina Magjistari: Po rregullat e qarkullimit i ke mësuar kur lëvizën me babin në makinë?
Enloen Kajo: Po, duhet të mbash anën tënde jo të kalosh në tjetrën, duhet të mbash timonin mirë edhe gaz nuk duhet t’i japësh nëpër kthesa.
Rudina Magjistari: Po sepse kthesat janë të rrezikshme edhe nëpër kthesa hiqet këmba nga gazi apo jo në mënyrë që të ulim pak shpejtësinë./tvklan.al