“Kishat dhe Xhamitë, shpenzuesit më të mëdhenj të rrymës”

BEKTESHI: KRYQI ËSHTË NËN INGERENCA TË QYTETIT TË SHKUPIT

Institucionet fetare gjegjësisht kishat dhe xhamiat janë shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në vend, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bketeshi. Ndërsa komentoi edhe propozimin e opozitës që kërkojnë shkyqjen e dritave të kryqit në Vodno, raporton Klan M.

“Ato të cilët konsumojnë më shumë energji elektrike janë objektet fetare, qofshin kishat apo edhe xhamitë. Sa i përket kryqit në Qytetin e Shkupit, është ingerencë e qytetit të Shkupit dhe përpara që të japim propozime të tilla, është mirë që përgjegjësinë që e kanë marrë dhe kanë koalicion të shumicës në Qytet të Shkupit, pikërisht përmes këshilltarëve të tyre që të dalin me propozim që të sjellin masa sa i përket kursimit të energjisë elektrike” – deklaroi Bekteshi.

Iden që objektet fetare të shkyçin dritat gjatë natës e dha  ditë më pare zv kryetari I Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

“Nëse në Paris është marrë vendimi për të reduktuar ndriçimin e Kullës së Eiffel-it, pse të mos ndalet ndriçimi i panevojshëm në Kryqin e Mileniumit në Vodno të Shkupit” – shkruan Arijanit Hoxha.

Komentet rreth shpenzuesve më të mëdhnj të energjisë elektrike i bëri sot ministri Bekteshi gjatë takimit me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski ti cilit i’a shpalosi hapat që po bën qeveria në lidhje me krizën energjitike. Bekteshi tha se po punohet për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike për nevojat e ekonomisë. Pos Bullgarisë dhe Greqisë të cilët do ta ndihmojnë Maqedoninë të përballoj krizën energjetike, bisedime të drejpërdrejt po zhvillohen edhe me Serbinë dhe Shqipërinë në kuadër të Ballkanit të Hapur. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share