Zelenskiy përfshihet në aksident, zëdhënësi: Presidenti nuk ka pësuar dëmtime serioze
Makina me të cilën udhëtonte presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, por sipas zëdhënësit të tij, Serhii Nykyforov, ai (presidenti) ka pësuar lëndime të lehta. Njoftimin zoti Nykyforov e bëri në një postim në Facebook.
Nykyforov, nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelenskiy ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, shkruante ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.
Mjekët që shoqëronin Presidentin Zelenskiy, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë.
Pak minuta pasi zëdhënësi Nykyforov bëri njoftimin në Facebook, zyra e presidentit Zelenskiy publikoi videon e fjalimit të tij të përnatshëm. /VOA