Shakhtar barazoi me Celtikun në grupin F
Në San Siro, skuadra italiane Milano shënoi fitoren e parë në Grupin E të Ligës së Kampionëve në futboll.
“Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Dinamos së Zabrebit, në kuadër të xhiros së dytë. Edhe nga skuadra e Dinamos pritej më tepër sidomos pas fitores në ndeshjen e raundit të parë kundër Çellsit javën e kaluar në ”Maksimir“ me rezultain 1-0 kur Arijan Ademi u shpall futbollist i ndeshjes.
Autor të golave për Milanin ishin Giroud në minutat shtesë të pjesës së parë nga penalltia, Saelemaekers në minutën e 47′, Pobega në minutën e 77-të, ndërsa për Dinamon Orshiç në minutën e 56-të. Milani kryeson me 4 pikë duke lënë pas Dinamon që ka 3 pikë.
Në ndeshjen e grupit F, që filloi më 18:45, Shakhtar dhe Seltik i ndajtën pikët duke barazuar 1-1. Autor të golave ishin Mykhailo Mudryk në minutën e 29-të për Shakhtar, ndërsa Artem Bondarenko në minutën e 10-të pë Celtik. Pas dy ndeshje të zhvilluara Shakhtar ka katër pike, ndërsa Celtik vetëm 1 pikë.
/KlanMacedonia/