Arrestohet shtetasi i Turqisë, me “shkorpion” para kazinosë në Shkup

Minsitria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas turk.

“Me datë 13.09.2022 në ora 17:00 para kazinosë në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale pranë SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria O.H.H.(29) nga Republika e Turqisë për shkak se te i njëjti është gjetur thikë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivar iu gjet një pistoletë automatike “scorpion” me karikator të vetme me 11 plumba”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB njofton se të njëjtit i kishte kaluar leja e qëndrimit në RMV. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe n Gjykata Themelore Penale-Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share