Perez gjen pasardhësin e Ancelotti

Presidenti i Real Madridit po përgatitet për largimin e italianit në 2023, shpëtimin e gjen të Tuchel

Real Madridi e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte dhe e ka treguar se është kandidat për të fituar të gjithë titujt e mundshëm në Spanjë dhe Europë në këtë sezon.

Një rol të madh në krijimin e një ekipi konkurrues e ka trajneri Karlo Anceloti, i cili me idetë dhe filozofinë e tij i udhëhoqi “galaktikët” drejt fitimit të tre titujve sezonin e shkuar.

Kontrata italianit i mbaron në verën e 2023 dhe edhe pse presidenti Florentino Perez dëshiron që t’i ofrojë rinovimin, sipas revistës spanjolles “Don Balon”, 63-vjeçari po mendon largimin.

Dëshira e tij është që të rikthehet në Serinë A dhe të trajnojë Milanin, por gjithashtu ai ka të tjera opsione në mendje.

Por edhe numri 1 i “Galaktikëve” nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Ai është Tomas Tuhel, i cili u shkarkua së fundmi nga Çelsi.

Gjermani e ka treguar se di të fitojë, pasi te “blutë” fitoi Ligën e Kampioneve në drejtimin e tij në dy sezone te skuadra angleze.

Për më tepër që 49 vjeçari di se si të menaxhojë një skuadër të mbushur me yje, pavarësisht muajit të fundit të trazuar te Çelsi.

Për këtë arsye, Perez e shikon si zëvendësuesin e ideal të një tekniku të suksesshëm si Ançeloti.

Në sezonin e shkuar, “Galaktikët” nën drejtimin e italianit fituan Superkupën e Spanjës, La Liga-n dhe Ligën e Kampioneve për herë të 14, duke vendosur një rekord.

Ançeloti mori drejtimin e Realit në Qeshor të 2021, pas largimit të Zinedin Zidanit.

Katër herë fituesi i Ligës së Kampioneve si trajner, ka arritur që t’i dhurojë skuadrës suksese, e po ashtu të sjellë harmoni në një ekip të mbushur me yje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share