Ndahet nga jeta aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irene Pappas

Të mërkurën është ndarë nga jeta aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irene Pappas, në moshën 96 -vjeçare. Aktorja ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në shtëpinë e saj në Greqi. Ajo

“Figurë e thjeshtë, arkaike, dorike, simbol i bukurisë greke, përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, grua karizmatike dhe dinamike, Irini Pappas u bë e njohur ndërkombëtarisht për aftësitë e saj në aktrim.”- e cilësojnë mediat greke.

Ajo lindi më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth si Irini Lelekou.

Irini Pappa filloi në moshën 15-vjeçare si producente radiofonike, këngëtare dhe kërcimtare në evente të ndryshme.

Ndërkohë, ajo ndoqi mësimet e aktrimit në Shkollën Dramatike të Teatrit Kombëtar, e quajtur atëherë Shkolla Kombëtare e Teatrit Klasik me mësues të mëdhenj si Giorgos Glinos, Nikolaos Paraskevas, Pelos Katselis dhe Dimitris Rodiris.

Pappa, u shfaq për herë të parë në teatër në vitin 1948, në revistën e Sakellariou-Giannakopoulos “Njerëz… Njerëzit”, në skenën Lirike, me aktorët më të rëndësishëm të kohës.

Në vitin 1951, ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht me filmin social dramatik Dead State nga Finos Film, i cili u shfaq, duke përfaqësuar Greqinë, në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo luajti bashkë edhe me aktorin e mash shqiptar, Bekim Fehmiu, në “Odyssee”.

Irini Pappas mori pjesë në shumë produksione të Hollivudit, ndërkohë që luajti edhe në teatrin e Broadway-t në vitin 1967.

Aktorja e madhe greke i jetoi vitet e fundit në Chiliomodi të Korinthisë (fshati ku u rrit), me probleme shëndetësore për shkak të sëmundjes Alzheimer.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share