Menaxhmenti i FC Shkupit njofton se klubi është dënuar me 44 mijë euro nga UEFA.
Sipas klubit gjoba është vendosur për shkak të disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet e fundit në Çair dhe në disa evenimente në Evropë.
FC Shkupi apelon te tifozët, që për të mirën e klubit, skena të tilla të mos përsëriten më.