Kumanovë: Përurohet klasa për fëmijët me nevoja të posaçme në ShF. “Bajram Shabani”

Në hapësirat e Shkollës fillore komunale “Bajram Shabani” në Kumanovë është përuruar “Dhoma Senzorike” për nxënësit me nevoja të posaçme, në kuadër të proektit “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar“, të organizuar nga Fondacioni “Hap pas Hapi”. Ky aktivitet financiarisht është mbështetur nga BE dhe është shembull për kyçjen e tërësishme të fëmijëve me pengesa, në rrjedhat arsimore dhe kontribuon në përmirësimin e inkluzivitetit në procesin arsimor në RMV.

“Me këtë dhomë senzorike po u mundësohet nxënëve me nevoja të veçanta që tu lehtësohet procesi mësimor meqenëse ata më janë integruar në shkollat e rregullta, me nxënësit e tjerë të ndihen të barabartë dhe të arrijnë suksese sa më të mira dhe të jen gjithnjë të integruar dhe të ecin përpara sëbashku me nxënësit e tjerë“, tha pos tjerash drejtori i Sh.F. “Bajram Shabani” në Kumanovë, Mustafa Ebibi.

“MASH, e ka ndër prioritetet kyçjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, andaj nga viti i kaluar shkollor u angazhuan 450 asistent arsimor, kurse edhe këtë vit pranuam edhe 270 asistent të rinjë ku tani kemi gjithësej 720 asistent arsimor të cilët do të jen në ndihmë dhe do të zhvillojnë procesin edukativo arsimor me fëmijët me nevoja të veçanta. Si ministri, me ligjin që po e përgatisim, këta fëmijë do të kenë trajtim të vaçant edhe në shkollat e mesme”, tha mes tjerash Aliu.

Ndryshe kjo është “Dhoma senzorike” e 12-të e këtij Fondacioni, i cili në kontinuitet po angazhohet në krijimin e programeve për zhvillimin e arsimit, me qëllim që çdo fëmijë të ketë qasje në arsimin cilësor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share