Ilire Dauti jep dorëheqje nga funksioni i koordinatores së GP të ASH-së

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka dhënë dorëheqje nga funksioni koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.

Asryeja e dorëhqejes është rezultati në zgjedhjet lokale në Tetovë.

Në vijim shkrimi i plotë i deputetes:

Të nderuar qytetarë

Të japim mund në çfarëdo forme, t’i shërbejmë kombit e ta perkthejmë atë në një të drejtë më shumë, gjer në barazi të plotë në raport me çdo kend që na trajton si fërtele në kushtetutë e jetë, është detyrë e secilit nga ne.

Çdo rezultat në këtë drejtim është e tëra që ju duhet njerëzve të thjesht, krenar e me dinjitet cilësi të cilat vlerësohen reciprokisht mes njerëzish që besojnë në të njëjtat parime.

Nisur nga këtu mbështetja e juaj në zgjedhjet e fundit parlamentare i dha kuptim e hije fjalës time në Kuvend e do jetë kuptimi i asaj fjale gjer në fund të mandatit si deputete e Aleances për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Por, rezultati në zgjedhjet e fundit lokale e edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi edhe mua, e ndërgjegja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj ju njoftoj që sapo u dorëhoqa nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleances për Shqiptarët, të vetmin emrim që kam për momentin nga subjekti politik.

E juve që besuat në mua vazhdimisht, dua t’ju them faleminderit nga zemra, po mundët vazhdoni të besoni sepse unë besoj fortë në ju.

Njerëzisht Ilire Dauti

Lexo gjithashtu
Total
0
Share