Manchester City konsiderohet favorite për të fituar championsin
Pasi u zhvilluan ndeshjet e para në fazën e grupeve, “Goal” ka bërë një renditje me skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi, është renditur i dyti në këtë listë prej 32 skuadrave pjesëmarrëse.
Sipas “Goal”, Manchester City i ka gjasat më të mëdha për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirit në Evropë, që do të ishte edhe titulli i parë dhe historik për klubin anglez.
Pas klubit anglez renditet Paris Saint-Germaini, që gjithashtu nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe.
Top 10 favoritët: Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Barcelona, Liverpool, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Chelsea, Borussia Dortmund.
Klubet e mëdha italiane; Milani, Juventusi dhe Interi, nuk shihet si favoritët kryesorë, duke përfshirë edhe Napolin, që gjithashtu merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Renditjen e plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.
Viktoria Plzen, sipas “Goal”, është skuadra me gjasat më të vogla për të triumfuar në garën më prestigjioze për klube.