Zelensky nuk ka besim në rifillimin e bisedimeve me Moskën
Forcat e tij kanë rimarrë 2.000 kilometra katrorë në kuadër të kundërofensivës që ato kanë nisur në lindje të Ukrainës. Përparimet e shpejta të trupave ukrainase përfshijnë edhe hyrjen e trupave të saj në qytezat Izjum dhe Kupiansk.
Pavarësisht këtyre njoftimeve nga pala ukrainase zyrtarë britanikë të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se luftimet e ashpra kanë vazhduar jashtë këtyre qytezave.
Ministria ruse e Mbrojtjes e ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar ushtarëve “rigrupimin” në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës në frontin e Donjeckut.
Shpejtësia e kundërsulmit ukrainas – të nisur këtë javë – nuk ka zënë në befasi vetëm rusët, por ka befasuar edhe shumë ukrainas.
Megjithatë, rusët ende besohet se zotërojnë një të pestën e Ukrainës. Mbrojtësit ukrainas po luftojnë për pavarësinë e secilit prej nesh me çmimin e jetës së tyre.
Vete presidenti Zelensky ka deklaruar se ata duan t’i japim fund luftës, por rrethanat kanë ndryshuar sepse luftëtarët e tij nuk duan të negociojnë me terroristët.
Presidenti i Ukrainës tha se përpara se negociatat diplomatike me Federatën Ruse të bëhen të mundshme, ushtria e Putin duhet qetë tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe të “ndalojë së sillet si terroriste.
Ndërkaq Agjencia Shtetërore ukrainase e Energjisë Enerhoatom, ka bërë të ditur se janë ndalur të gjitha operacionet në centralin bërthamor në Zaporizhja të Ukrainës, si masë sigurie. Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje banorëve në zonat rreth centralit që të evakuohen. Ky central bërthamor është më i madhi në Evropë.
Rusia e ka marrë kontrollin e centralit pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit Shkurt.
Luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainasve rreth centralit kanë rritur shqetësimet për ndonjë katastrofë të mundshme bërthamore. Ndërkaq në orët e fundit pesë anije që transportonin 90,000 tonë produkte bujqësore u nisën nga portet ukrainasve drejt tregjeve ndërkombëtare.
Një total prej 113 anijesh mallrash kanë transportuar 2.6 milion tonë produkte bujqësore ukrainase në vendet në Azi, Evropë dhe Afrikë që nga arritja e marrëveshjes mes ukrainasve dhe ruseve me ndërmejtësimin e Turqisë.
Perëndimi ka goditur ekonominë ruse me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës ne Ukraine kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Klan News