Kovaçevski vë dorezat, merr pjesë në vjeljen e rrushit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka marrë pjesë në vjeljen e rrushit.

Kovaçevski ka shpërndarë disa fotografi nga vizita, duke shtuar se Qeveria ka rritur për 30% blerjen e rrushit.

“Ju uroj një vit të suksesshëm dhe të frytshëm të vjeljes. Suksese në vjelje të rrushit këtë vit, le të mblidhet rrush cilësor dhe të prodhohet verë cilësore! Vreshtaria dhe prodhimi i verës kanë potencial të jashtëzakonshëm, Maqedonia e Veriut është në të njëjtën gjerësi gjeografike me rajonet më të njohura të verës në botë, prandaj ne si Qeveri vazhdimisht po punojmë në përmirësimin e kushteve për prodhimin e rrushit dhe verës cilësore” – ka shkruar Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share