Nuk ka vendim për një çmim tavan mbi gazin rus

Vendet e unionit të përçara

Ministrat Europian të Energjisë nuk arritën dot këtë të premte në Bruksel të merrnin një vendim për përcaktimin e një çmimi tavan mbi gazin që importohet në union nga Rusia.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian mbështetën një propozim të Komisionit Europian për të ofruar fonde emergjence për kompanitë energjitike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata kërkuan nga ekzekutivi hartimin e një propozimi i cili do të kufizojë të ardhurat e prodhuesve të energjisë që nuk merren me gazin, për të ndihmuar që tregu të stabilizohet.

Propozimi i një çmimi tavan për gazin rus erdhi nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Megjithatë vendet anëtare ishin të përçara për marrjen e një vendimi të tillë.

Hungaria u rendit sërish kundër për çmimet tavan të importeve të lëndëve për prodhimin e energjisë nga Rusia, me argumentimin se çështja është politike dhe se kjo do të ndikojë në destabilizimin e tregjeve botërore me impakte shumë negative në ekonominë e ktij vendi që varet thuajse plotësisht nga importet ruse.

Edhe Gjermania nuk ishte plotësisht e bindur në qëndrimin e saj pro, pasi i druhet ndërprerjes së plotë të gazit nga Moska. Megjithatë Berlini është për vendosjen e një çmimi tavan për energjinë elektrike dhe për naftën ruse.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share