UWW mban kongresin vjetor, pjesëmarrës edhe nënkryetari i klubit të mundjes Liria Ahmed Ademi

Në vigjilje të Kampionatit Botëror për senior i cili prej nesër deri më 18 shtator do të organizohet në Beograd të Serbisë, sot u mbajt kongresi vjetor i UWW (federatës ndërkombëtare të mundjes). Në të njëjtin, në rolin e përfaqësuesit të vendit tonë ishte nënkryetari i klubit të mundjes Liria dhe anëtari i këshillit drejtues pranë federatës së mundjes, Ahmed Ademi, bashkë edhe me kryetarin e federatës, Dejan Bogdanov.

Në Beograd, prej nesër fillon garimi i stilit greko romak, ndërsa garat e stilit të lirë ku do të marrin pjesë Besir Alili, Fati Vejseli, Vladimir Egorov, Magomedgadji Nurov dhe Dejan Mitrov, të prirë nga seleksionuesi Sedat Baftiu, nisin me 15 shtator.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share