Pas takimit tet a tet që zhvilluan Presidenti i Italisë me kreun e shtetit Pendarovski ky i fundit deklaroi se kanë biseduar për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimorë, krizën energjetike dhe integrimin e vendit tonë në BE.
”Diskutuam për miqësinë maqedono-italiane, bashkëpunimin dypalësh, politikën e zgjerimit të #BE-së, aleancën në #NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe në Evropë. Si aleatë në NATO këmbyem mendime për luftën në Ukrainë dhe ri-afirmuam thirrjen për ndërprerjen e këtij konflikti. Kërkova mbështetjen e presidentit Mattarella për krizën energjetike” Kjo vizitë është konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme të qartë dhe të parezervë italiane për integrimet evropiane të Maqedonisë”, tha Pendarovski.
Pendarovski gjithashtu deklaroi se pas 23 viteve një person zyrtar italian viziton RMV.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka lidhur marrdhënie diplomatike me Italinë para 30 viteve.
Pas takimit me Presidentin Pendarovskin, Matarela do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. Në kuadër të mbledhjes solemne, do t’iu drejtohet deputetëve dhe përfaqësuesve qytetarë dhe fetarë në vend. Më pas, së bashku me presidentin Pendarovski do të përkulen para përmendores së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.
Presidenti Matarella në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa do të ketë takim edhe me përfaqësues të bashkësisë italiane në vend.
Matarella është zgjedhur President i Italisë në janar të 2015 ndërsa në shkurt të 2022 vështë rizgjedhur përsëri në krye të shtetit italian.
/KlanMacedonia