Ejani në zgjedhje të trefishta, në të njejtën ditë të organizohet referendum, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale b;jn; thirrje nga opozitarja VMRO-DPMNE.
Nga atje theksojnë se nëse LSDM-ja antimaqedonase dhe Dimitar Kovaçevski janë të bindur se gëzojnë mbështetjen e qytetarëve dhe se politikat e tyre janë korrekte, atëherë nuk ka arsye të frikësohet nga organizimi i zgjedhjeve.
Sipas tyre LSDM-ja antimaqedonase po ikën nga zgjedhjet sepse debaklin e përjetoi në Tetovë ku diferenca ishte 2 me 1 në favor të VMRO-DPMNE-së.
Rezultati nga Tetova do të reflektohet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.
LSDM dhe Kovaçevski antimaqedonas duhet të tregojnë vetëdije dhe ndërgjegje, e jo të vendosen në prioritete partiake apo dëshira personale dhe të pranojnë menjëherë zgjedhjet, sepse ato janë rrugëdalje nga krizat që ata vetë krijuan si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së interesimit shtojnë nga VMRO-DPMNE.
Zgjedhjet e trefishta do të jenë një mundësi reale që shteti të ecë tërësisht në një drejtim të ri që do të thotë fundi i krizave dhe prosperitet ekonomik për të gjithë qytetarët thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia